Vetëm një kamion me mallra nga Serbia kaloi doganën pas taksës prej 100 për qind

Kosova

Vetëm një kamion me mallra nga Serbia kaloi doganën pas taksës prej 100 për qind

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 20:07
Foto ilustrim

Të mërkurën bëhet një javë që kur Qeveria e Kosovës vendosi ta rrisë në 100 për qind taksën ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës.

E deri tash vërehet rënie drastike e interesimit të bizneseve serbe për të futur mallra në Kosovë.

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, ka bërë të ditur se deri më tani në Kosovë kanë hyrë vetëm dy kamionë.

Njëri, sipas tij, ishte nga Serbia, dhe tjetri nga Bosnja dhe Hercegovina.

Hyrja e tyre për në Kosovë është mundësuar krejt pasi kishin paguar taksën prej  100 për qind.

Por tash e një javë fluksi i maunave ka rënë.

Stavileci ka bërë të ditur se deri më tani janë kthyer rreth 20 muane.

Sipas tij një numër është kthyer për shkak të taksës, e disa edhe për shkak të deklaracionit të gabuar.

Ai po ashtu ka treguar që gjatë kësaj kohe dhe në Veri të vendit kanë kapur edhe mundësitë e ilegalitetit.

Sipas Agjencionit të Statistikave të Kosovës, importet nga vendet e CEFTA-s në muajin shtator 2018, kanë arritur në 82.2 milionë Euro, ose 28.0% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 10.2%.

Vendi me pjesëmarrje më të lartë për import ishte  Serbia me 12.8 për qind e pastaj Shqipëria me 6.7 për qind

Rritja e taksës në 100 për qind  ka shkaktuar reagime të ashpra te serbët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat