Shtëpia e Bardhë zbulon agjendën e Trump në samitin e G20-ës

Amerika

Shtëpia e Bardhë zbulon agjendën e Trump në samitin e G20-ës

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 06:30
Donald Trump

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar sot nëpërmjet një deklarate, se Presidenti amerikan Donald Trump do të mbajë një sërë takimesh me liderët botërorë, gjatë samitit të G20-ës, që do të zhvillohet në Buenos Aires, të Argjentinës.

“Pasi të mbërrijë në kryeqytetin argjentinas, në krye të delegacionit amerikan, Trump do të mbajë takime bilaterale edhe me liderë të vendeve si Argjentina, Rusia, Kina, Gjermania dhe Japonia”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë.

Me mjaft interes pritet takimi mes presidentin Trump me homologun e tij kinez, Xi Jinping, që do të jetë i pari mes të dyve, që prej kohës kur Shtetet e Bashkuara dhe Kina filluan të aplikojnë tarifa speciale për mallrat nga vendet respektive.

Sa i përket takimit të Trump me Putin, kjo ishte parashikuar shumë më herët, ndërsa pritet që presidenti rus të kërkojë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që të lehtësojë sanksionet e aplikuara ndaj Moskës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat