Shtrenjtohet buka edhe në Podujevë

Kosova

Shtrenjtohet buka edhe në Podujevë

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 10:02
Foto ilustrim

Sikur edhe në disa vende të tjera të Kosovës, edhe në komunën e Podujevës sot furrtarët kanë shtrenjtuar bukën.

Llapjanët shprehen të pakënaqur me ngritjen e çmimit të bukës, ngase shumë prej tyre kanë gjendje të rëndë socio -ekonomike.Ndërsa, edhe shumë qytete të Kosovës kanë pësuar ngritje të çmimeve të bukës dhe artikujve të tjerë, pas vendimit të Qeverisë për ngritje në 100 përqind të takës së mallrave të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat