Vazhdon mot i vranët me reshje lokale, nga nesër më ftohtë!

Kosova

Vazhdon mot i vranët me reshje lokale, nga nesër më ftohtë!

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 12:22
Ilustrim

Rajoni ynë vazhdon të jetë nën ndikimin e masave ciklonike të cilat po na sjellin vranësira të dendura dhe vende-vende edhe reshje bore. Reshje pak më të shumta bore ka në viset kodrinore-malore, kurse reshje të dobëta bore ka nëpër ultësira. Në disa rajone nuk ka reshje fare.

Në këto momente cikloni nga jugu i Detit Adriatik po zhvendoset në drejtim të Detit Egje. Në anën tjetër në drejtim të rajonit tonë po depërton anticikloni i fuqishëm nga Skandinavia dhe Evropa Lindore. Aty ku këto dy masa ajrore takohen ka reshje të dendura bore. Gjatë natës mëngjesit të sotën reshje të dendura bore pati në Bsonjë dhe Hercegovinë, Serbi e sidomos në veiun e Malit të Zi. Reshje të pakta bore pati në Kosovë si rezultat i shtirjes së masës së thatë ajrore nga Shqipëria, shkruan meteoballkan.

Në vazhdim të ditës cikloni do të vendoset me qendrën e tij në Detin Egje kurse anticikloni do të fillojë të depërtojë edhe mbi territoret tona. Kjo do të shkaktojë fuqizimin e erërave veriore, reshje lokale dhe të herëpashershme bore në Kosovë dhe ulje të mëtutjeshme të temperaturave.

Nesër në rajonin tonë do të jemi plotësisht nën ndikimin e Anticiklonit Skandinav që do të shtrihet nga drejtimi e Evrops Lindore tek ne. Reshjet atmosferike do të ndërpriten tërësisht por vende- vende nuk përjashtohet mundësia që të kemi fluska bore. Temperaturat do të shënojn ulje kurse ndjesinë subjektive të të ftohtit do ta shtojë era e ftohtë veriore. Pra ashtu siq edhe kemi thënë në postimet tona paraprake "ajkën" e reshjeve të borës na e "morëm prapë" Serbia dhe Bulgaria dhe ne do të duhet të presim ciklonin tjetër eventual për tu kënaqur me reshje më të mëdha bore. Dimri ende nuk ka filluar dhe ajo çfarë na duhet është durimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat