FSHF sqaron të ardhmen e Panuçit: Bashkëpunim maksimal për Europianin e vitit 2020

Futboll

FSHF sqaron të ardhmen e Panuçit: Bashkëpunim maksimal për Europianin e vitit 2020

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 12:56
Christian Panuçi

Federata Shqiptare e Futbollit besont e trajneri Christian Panuçi. Përmes një njoftimi për shtyp, FSHF sqaron se nuk është në kërkim të një tekniku për stolin e kombëtares kuqezi.

“Nisur nga disa spekulime dhe lajme abuzive që kanë qarkulluar në disa media orët e fundit, Federata Shqiptare e Futbollin dëshiron t’iu informojë se nuk është aspak e vërtetë që jemi në kërkim të një trajneri të ri për Kombëtaren Shqiptare të Futbollit.

FSHF është duke punuar dhe bashkëpunuar maksimalisht me trajnerin Panuçi për të arritur rezultate sa më të larta në kualifikueset për Kampionatin Europian 2020”, theksohet në njoftimin për shtyp të FSHF

Debati mbi të ardhmen e Panuçit  ka ardhur pas dështimit në Ligën e Europës dhe veçanërisht pas humbjes ndaj Skocisë 4-0 në “Loro Boriçi”. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat