Xperia XZ4 mund të jetë telefoni i parë nga Sony me tri kamera

Mobile

Xperia XZ4 mund të jetë telefoni i parë nga Sony me tri kamera

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 14:42
Xperia XZ4

Sony duket se ka një qëndrim të çuditshëm ndaj biznesit të tyre mobil. Kompania vazhdon të nxjerrë telefona vit pas viti, me kujdes të vogël për pritjen e tregut dhe përshtypjet.

Dhe pavarësisht se është një nga krijuesit më të mirë të aparateve dixhitale, kompania ka bërë shumë pak për të shtyrë përpara fotografinë në telefona. Kjo mund të ndryshojë me Xperia XZ4, që sipas kësaj informate të fundit, do të ketë konfigurimin e parë me tri kamera të kompanisë.

Ndryshe nga Google, e cila është në gjendje të kompensojë karakteristikat duke përdorur algoritme të mençura dhe të mësuarit në makinë, Sony thjesht i kushton vëmendje përmirësimit të cilësisë së kamerës së vetme (me rezultate të debatueshme). Më në fund, kompania u hodh në kamerat e dyfishtë këtë vit me Sony Xperia XZ2 Premium, por që deri më tani ka mbetur e vetmja pajisje.

Kjo mund të ndryshojë në 2019 në më shumë mënyra. Jo vetëm Xperia XA3, Xperia XA3 Ultra, dhe, çuditërisht, Xperia L3 pritet të kenë kamera të dyfishta, ne gjithashtu mund të shohim Sony të shtojë një lente më shumë në Xperia XZ4.

Informacioni që MySmartPrice dhe OnLeaks kanë marrë, nuk shkojnë në detaje në lidhje me veçoritë e këtyre kamerave përveç asaj që do të jenë tre prej tyre në pjesën e pasme të Xperia XZ4.

Xperia XZ4 (ose XZ4 Premium) mund të jetë edhe telefoni më i madh nga Sony, me një ekran 6.5 inç që ka një raport të përmasave 21: 9.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat