Veliu dorëzoi çelësat e shtëpive të reja për 20 familje në Podujevë

Kosova

Veliu dorëzoi çelësat e shtëpive të reja për 20 familje në Podujevë

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 17:54
Agim Veliu

Për nder të festës së 28 Nëntorit, sot në Lagjen e Dëshmorëve në Balloc të Podujevës, kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka dorëzuar çelësat e shtëpive për 20 familje që deri tani jetonin në kontejnerët e kësaj lagjeje.

Në ceremoninë e dorëzimit të çelësave, kryetari Veliu tha se ndjehet i lumtur që sot, në ditën e festës së 28 Nëntorit, ua dorëzoi çelësat e shtëpive të reja 20 familjeve, përfituese të shtëpive në Lagjen e Dëshmorëve.

Kryetari Veliu u zotua se do të angazhohet fort derisa të largohet edhe familja e fundit nga kontejnerët.

“Komuna e Podujevës do të përkujdeset që ta rregullojë infrastrukturën përcjellëse në mënyrë, që kësaj lagjeje t’i japim pamjen e një vendbanimi modern”, ka shkruar Veliu në Facebook.

Këto shtëpi u ndërtuan nga një projekt i përbashkët i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Komunës së Podujevës, kurse kryetari Veliu apeloi te Ministria që të vazhdojë përkrahjen e këtij projekti deri në përfundimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat