Kastrati: Dhjetori do ta gjejë Kosovën me ushtri

Kosova

Kastrati: Dhjetori do ta gjejë Kosovën me ushtri

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 19:38
Kadri Kastrati

Ish komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati, u shpreh i bindur që FSK-ja do të marrë mandatin e ri në fund të këtij viti.

“Java e parë e dhjetorit më së largu java e dytë besoj se Kosovën do ta gjejë me organizatë ushtarake – kam thënë edhe më parë s’është me rëndësi emri. FSK-ja do ta do ta ketë mandatin e ri, mandatin ushtarak dhe do ta ketë misioni për mbrojtjen e integritetit dhe sovranitetit të vendit”.

Kastrati gjithashtu u shpreh krenar që i ka shërbyer vendit dhe FSK-së.

Ai gjithashtu uroi të gjithë shqiptarët për festen e 28 Nëntorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat