Lansohet sistemi informativ për tregun e punës

Kosova

Lansohet sistemi informativ për tregun e punës

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 09:13
Foto ilustrim

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), përkrahur nga projekti për punësimin e të rinjve, projekt ky i SDC-së, do të lansojnë sot "Sistemin Informativ të Tregut të Punës”.

Sistemi Informativ i Tregut të Punës ka për qëllim të sigurojë informacione lidhur me punësimin dhe karrierën për studentët, të papunët, punëkërkuesit, prindërit, si dhe këshilltarët për karrierë duke mbledhur një sërë të dhënash nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (rreth regjistrimit të popullsisë, Anketa e Fuqisë Punëtore), nga MASHT (statistikat e arsimit), MPMS (të papunësuarit e regjistruar, përfituesit e asistencës sociale, vendet e lira të punës etj), nga Administrata Tatimore (shifrat zyrtare të punësimit), MTI (regjistri i bizneseve) në një platformë të përbashkët që do të ofrojë informacione të përditësuara mbi  trendin dhe tendencat në tregun e punës në Kosovë.

Ministri i Punës dhe Mirëqenie Sociale Skender Reçica, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyçi, zëvendës përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së në Kosovë, Alessandra Roccasalvo, Menaxheri projektit Enhancing Youth Employment (EYE) Durim Hoxha dhe palë të tjera të interesit do të marrin pjesë në këtë ngjarje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat