Shala: Patriot është ai që hap vende të reja të punës dhe konsumon produkte vendore

Kosova

Shala: Patriot është ai që hap vende të reja të punës dhe konsumon produkte vendore

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 11:39
Endrit Shala

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, në konventën e Klubit të Prodhuesve ka theksuar nevojën që produktet vendore të konsumohen nga qytetarët.

Ai ka thënë se patriot është ai që hap vende pune dhe konsumon produkte vendore që ndikon në fuqizimin e ekonomisë.

Sipas tij, prodhuesit vendor sot janë në një pozitë më të mirë se në të kaluarën, duke shtuar se ky fakt e gëzon, pasi ndikon edhe në bilancin tregtar që e ka Kosova.

“Dua të ndalem në disa pika që besoj janë të rëndësishme për tu nënvizuar.Diçka që ka rëndësi është se sot, krahasuar me vitet e më parshme prodhuesit vendor janë në një pozitë më të favorshme, dhe kjo mua më gëzon shumë sepse kur forcohen prodhuesit tonë, edhe shteti i Kosovës edhe ekonomia forcohet.Po ashtu forcimi i prodhuesve vendor ndikon në rritjen e punësimit dhe përmirësimit të bilancit tregtar, të cilin po punojmë shumë ta ndryshojmë”, ka thënë ministri Shala.

Ai njëherit  iu ka dhënë mbështetje prodhuesve vendor, duke iu premtuar se do të jetë krah i tyre që Kosova të bëhet model i zhvillimit, por ka kërkuar edhe rritje të cilësisë së produkteve.

“Kur produktet vendore konsumohen, kjo na mundëson që të shikojmë se çfarë ka ndodhur realisht me ekonomin e Kosovës, që sigurisht do të ndikojdrejtpërsëdrejti në përmirësimin e statistikave.Unë sot jam këtu për t’iu dhënë mesazhin se do t’iu dëgjoj në kërkesat që I keni dhe do të jem I gatshëm t’iu përgjigjem shqetësimeve tuaja kurdo që është nevoja.E jona është të krijojmë kushte, e juaja është ta rrisni cilësinë dhe kur këto bëhen bashkë garantojnë 100 për qind suksesin”, ka përfunduar Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat