Vrasja në Veternik, ende nuk ka gjurmë nga të dyshuarit e tjerë

Kosova

Vrasja në Veternik, ende nuk ka gjurmë nga të dyshuarit e tjerë

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 11:51
Foto ilustrim

Policia e Kosovës është në kërkim të tre të dyshuarve të tjerë, të cilët ishin përfshirë në një vjedhje që ndodhi të martën në Veternik, ku mbeti i vrarë një 40 vjeçar nga Makovci i Prishtinës.

Gjatë përleshjes me hajdutët, dyshohet se pronari shtëpisë kishte vrarë 40 vjeçarin, pasi sipas tij ky i fundit dhe tre të dyshuar të tjerë kishin tentuar që të kryenin vjedhje në shtypin e tij.

E lidhur me rastin, media ka kontaktuar me prokurorinë, të cilët kanë thënë se janë duke punuar në këtë drejtim.

Prokurori, Ibrahim Berisha, ka deklaruar se ende nuk ka gjurmë për të dyshuarit e tjerë të përfshirë në këtë rast.

“Tashmë është faza e hetimeve, janë duke u bërë përpjekjet për të rënë ne gjurmë dhe për të identifikuar personat e tjerë të dyshuar. Kështu që jemi duke punuar në këtë drejtim, dhe asgjë të re për momentin nuk ka”, ka thënë Berisha.

Ndryshe, të martën mbrëma në lagjen Veternik të Prishtinës katër persona dyshohet se kanë hyrë për të vjedhë një shtëpi. Ku pas një shkëmbimi të zjarrit ka mbetur i vrarë nga banori i shtëpisë R.B, njëri nga personat e dyshuar për vjedhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat