Parlamenti Evropian miraton Rezolutën për Kosovën

Kosova

Parlamenti Evropian miraton Rezolutën për Kosovën

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 13:29
Grafika

(E plotësuar) - Seanca plenare e Parlamentit Evropian sot ka miratuar Rezolutën e përgatitur nga raportuesi për Kosovën në PE, Igor Soltes.

Në raportimin e tij Soltes ka kërkuar heqjen e taksës 100% për prodhimet e Serbisë dhe ato të Bosnje e Hercegovinës.

“Vendosja e tarifave ka shkel CEFTA-në dhe është në kundërshtim me frymën e MSA-së. Menjëherë të shfuqizohet", u shpreh komisionieri për zgjerim, Johanes Hahn.

Soltes dhe Hahn që të dy kanë shprehur mendimin se Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizim të vizave.

Hahn tha se qëndrojnë prapa vlerësimit qe Kosova ka përmbushur gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Këtë lajm e ka komentuar edhe Instituti EPIK. 

Parlamenti Evropian miraton rezolutën për Kosovën, kërkohet liberalizimi i vizave

Sot në seancën plenare të Parlamentit Evropian është miratuar Rezoluta e përgatitur nga raportuesi Igor Šoltes.

Gjatë diskutimeve të vonshme mbrëme, seanca plenare ftoj për heqjen e tarifes 100%, normalizimin e marrëdhenieve, fuqizimin e sundimit të ligjit dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Sa i përket tarifës 100%, Komisionieri Hahn tregoi qëndrim të prerë: “Vendosja e tarifave ka shkel CEFTA-në dhe është në kundërshtim me frymën e MSA-së. Menjëhere të shfuqizohet. Shpejtësia e reformave Evropiane është shumë e ngadaltë."

Sa i përket liberalizimit të vizave, Komisionieri Hahn tha: "Qëndrojmë mbrapa vlerësimit që Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave".

Ndërsa, në emer të Këshillit të BE-së, Sekretarja e Shtetit e Austrisë. Znj. Karoline Edtstadler tha : "Keshilli është duke shqyrtu propozimin për liberalizimin e vizave, dhe nuk kemi ndonjë afat para nesh. Sidoqoftë, përgjegjesia është mbi Kosoven që të vazhdojnë reformat".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat