Temperaturat në Kosovë deri -7 gradë - Bota Sot
Temperaturat në Kosovë deri -7 gradë

Kosova

Temperaturat në Kosovë deri -7 gradë

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 06:58
Ilustrim

Vorbulla ciklonike nga Atlantiku po kalon mbi rajonin tonë, ku po sjell kohë pas kohe reshje shiu. Ndërsa nga veriu masa të ftohta arktike po shtrihen mbi rajon, ku gjatë natës së sotme, me rënie të temperaturave, reshjet e shiut pritet të shndërrohen në reshjet të dobëta bore që do të vazhdojnë edhe orëve të para të mëngjesit.

Mirëpo reshjet e borës, nuk pritet të zgjasin, sepse me masa të ftohta ajrore, do të shtrihen edhe fusha anticiklonike, që ditën e premte do të favorizojnë edhe kthjellime.

30.11 - Mot i ftohtë, në mëngjes me vranësira, e gjatë ditës kryesisht me diell.

1.12-2.12 - Në fundjavë, mot i ftohtë, të shtunën në mëngjes kryesisht kthjellët, e gjatë ditës me vranësira. Ditën e diel kryesisht kthjellët dhe me diell.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat