Në Malishevë arrestohet mjeku Ramadan Sopaj i dyshuar për ngacmim seksual ndaj të miturës

Kosova

Në Malishevë arrestohet mjeku Ramadan Sopaj i dyshuar për ngacmim seksual ndaj të miturës

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 15:50
Foto ilustrim

Gjatë ditës së djeshme, policia në Malishevë ka arrestuar mjekun familjar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Shpëtim Robaj” në Malishevë i dyshuar për ‘Ngacmim seksual’ ndaj një të miture.

Mjeku i arrestuar është Ramadan Sopaj, kurse e mitura është e moshës 15 vjeçare.

Në lidhje me këtë Ballkani.info ka kontaktuar zëdhënësen për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj, e cila e ka konfirmuar arrestimin e mjekut Ramadan Sopaj, duke bërë të ditur se të pandehurit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

“Me datë 29.11.2018 në ora 08:15 në stacionin policor të Malishevës viktima femër e mitur së bashku me prindin e saj ka raportuar rastin “Ngacmim seksual” që i kishte ndodhur në QKMF- Malishevë. I dyshuar në këtë rast është një mjek i kësaj qendre, i cili me urdhër të prokurorit të shtetit është arrestuar nga policia dhe i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh”, ka thënë Podrima.

Kujtojmë se mjeku Ramadan Sopaj, është i ngarkuar edhe me aktakuza të tjera. Ku, ndërmjet gushtit të vitit 2017 dhe prillit të vitit 2018, dyshohet se ka shfrytëzuar autoritetin e tij zyrtar me qëllim të përfitimit në mënyrë të kundërligjshme për vete ose për fëmijët e tij.

Sopaj dyshohet se në cilësinë e mjekut familjar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Shpëtim Robaj” në Malishevë, kishte përshkruar terapinë e 2,957 pacientëve me medikamente të ndryshme, të cilat sirupa dhe ampula (medikamente) i furnizonte djali i tij Shpend Sopaj, që punonte në deponë farmaceutike EP-DEA në Prishtinë.

Aktakuza e Prokurorisë gjithashtu shpjegon se edhe djali tjetër i të pandehurit, Qëndrim Sopaj, i cili punon në deponë famaceutike Radinchpharm në Prishtinë, poashtu ka furnizuar barnatoret në Malishevë me medikamentet Eselan, Neo Endosix, Nipogalin etj.

Poashtu Sopaj dyshohet se tabletat ose medikamentet e dhëna nuk i kishte përshtatur me përshkrimin e terapisë për pacientët, veprime këto në kundërshtim me Ligjin për shëndetësi të sektorit farmaceutik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat