Ndalimi i telefonave në shkolla, Bytyqi: Do të rrisë cilësinë

Kosova

Ndalimi i telefonave në shkolla, Bytyqi: Do të rrisë cilësinë

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 17:26
Shyqyri Bytyqi

Vendimi për ndalimin e përdorimit të telefonave nga nxënësit dhe mësimdhënësit do të rrisë cilësinë e procesit mësimor.

Kështu tha ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi gjatë një konference për media, ku theksoi se me këto veprime po i ngrisin në një nivel tjetër shkollat në Kosovë.

Ministri Bytyqi këtë vendim e ka marrë duke pasur për bazë ankesat e mëdha që kanë pasur nga drejtorët e shkollave, prindërit, por dhe vet nxënësit.

Ai tha se me këtë vendim do të rrisë vetëdijen e nxënësve se telefoni gjatë procesit mësimor është vetëm pengesë. Ndërsa, theksoi se telefoni aktualisht nuk përdoret për nxërjen e dijës në shkollat tona.

Bytyqi: Ne besojmë dhe kemi obligim që të realizojmë këtë vendim

“Ne besojmë dhe kemi obligim ta zbatojmë… ne e kemi analizuar dhe del që nuk kemi vetëm pengesë, por aktualisht nuk përdoren fare për nxërjen e dijës. Nëse kanë nevojë për hulumtime ato duhet të bëhen jashtë orarit mësimor. Shkollat mund të digjitalizohen, mirëpo janë forma të tjera që munden me ndihmu procesin e digjitalizimit.. mekanizmi më i mirë është drejtori i shkollave… nëse ai nuk e menaxhon si duhet, nuk e kryn obligimin, do të jetë përgjegjës në bazë të ligjeve në fuqi… po do të ketë dhe mekanizëm mbikëqyrës, do të jetë dhe inspektoriati i arsimit që do të ketë një përgjegjësi në zbatimin e këtij vendimi por ne nuk jemi ata që mendojmë që vetëm me masa ndëshkuese do të realizohet diçka e mirë”, ka thënë ministri Bytyqi

Bytyqi shtoi se në muajin e ardhshëm do të sqarohen gjitha gjërat sa i përketë këtij vendimi, pasi deri atëherë pritet të dal udhëzuesi dhe të implementohet gjithë vendimi.

Bytyqi: Në muajin dhjetor do të qartësohen gjërat

“Gjatë muajit dhjetor do të qartësohen gjitha gjërat, do të kemi gjitha detajet, do të informohemi për së afërmi me gjitha akterët që do të jenë pjesë e këtij vendimi. Një rolë të rëndësishëm do të kenë dhe vet prindërit, bashkë me drejtorët e shkollave … me këtë vendim dhe këto veprime ne po e rrisim një nivel më të lartë në shkolla”, përfundoi ministri.

Përrndryshe janë edhe disa vende tjera, përfshirë edhe Shqipërinë që kanë ndaluar përdorimin e telefonave në objekte shkollore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat