Haradinaj pjesë e aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”

Kosova

Haradinaj pjesë e aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 07:28
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj sot do të marrë pjesë në aksionin e pastrimit në kuadër të fushatës “Ta pastrojmë Kosovën”.

Komuna e Klinës do të vazhdojë me aksionin “Ta pastrojmë Kosovën”, këtij aksioni do t’i bashkohet kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, OJQ-të, qytetarë dhe një grup i vullnetareve nga “Let’s Do It Kosova”.

Aksioni do të fillojë nga ora 09:00 deri ne 12:00, në rrugën magjistrale Prishtinë –Pejë , kryesisht në fshatrat përgjatë rrugës Gllarevë –Dollc.

Gjatë këtij aksioni planifikohet të hiqen deponi ilegale të mbeturinave inerte, mbetje të plastikave dhe mbeturina të tjera që janë përgjatë brigjeve të rrugës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat