Berisha tregon si do ta kujtojnë shqiptarët George H.W. Bush

Kosova

Berisha tregon si do ta kujtojnë shqiptarët George H.W. Bush

Nga: A.Zh Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 11:06
George H.W. Bush

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme Anton Berisha, ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e ish-presidentit amerikan George H.W. Bush.

Në një postim në Facebook, Berisha ka thënë se Bush ishte një njeri i jashtëzakonshëm, që gjithë jetën i kushtoi shërbimit të vendit të tij, përcjell Bota sot.

Për shqiptarët, sipas Berishës, Bush do të mbahet mend për Porosinë e Krishtlindjes kur i vuri ‘vijën e kuqe’ Serbisë në rastin e Kosovës.

Postimi i plotë i Berishës:

Në mengjesin e sotëm u zgjuam me lajmin, se presidenti i 41-të i SHBA-së, George H.W. Bush, paska ndërruar jetë, në moshën 94 vjeçare.

Një njeri i jashtëzakonshëm, që gjithë jetën ia kushtoi shërbimit të vendit të vet, si ushtar, në biznes, siguri, diplomaci e politikë duke qenë një ndër kontribuesit më të mëdhenjë në lirinë e botës.

Siç e thotë ‘Time’, ai ishte një menagjer i kujdesshëm dhe pragmatik i dramës finale të Luftës së Ftohtë, ndërsa për ne shqiptarët do të mbahet mend për jetë e mot për Porosinë e Krishtlindjes kur i vuri ‘vijën e kuqe’ Serbisë, që u dëshmua nga pasardhësi i tij presidenti Clinton dhe u vulos nga djali i tij, presidenti Bush i riu, me njohjen e pavarësisë së Kosovës.

I përjetshëm falënderimi dhe kujtimi për këtë kolos të lirisë e demokracisë botërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat