Bytyqi: Do ta mbajmë mend Bushin për mbështetjen e pa rezervë kur na cenohej ekzistenca

Kosova

Bytyqi: Do ta mbajmë mend Bushin për mbështetjen e pa rezervë kur na cenohej ekzistenca

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 13:18
George H.W. Bush

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi ka thënë se me hidhërim të thellë ka marrë lajmin për ndarjen nga jeta të ish presidentit amerikan, George H.W. Bush.

“Bush shërbeu si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i përkushtuar për vendin e tij, në një periudhë plotë sfida për Evropën dhe mbarë njerëzimin. Ish presidenti Bush luajti një rol shumë të rëndësishëm duke lënë pas modelin e njeriut të dedikuar për paqe, demokraci, zhvillim ekonomik e social për atdheun e tij dhe për mbarë popujt e botës”, ka shkruar Bytyqi.

Bytyqi tutje ka thënë se familjes Bush asnjëherë nuk i mungoi përkushtimi për Kosovën dhe lirinë e saj.

“Prandaj, ne do ta mbajmë mend ish presidentin Bush për mbështetjen e parezervë në kohën kur na cënohej ekzistenca. George H.Ë. Bush do të ketë vendin gjithmonë në historinë e lirisë tonë dhe shtetit të Kosovës”, ka shkruar ai.

Në fund Bytyqi u ka shprehur ngushëllime familjes, miqve, Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë, bashkëpunëtorëve dhe mbarë kombit amerikan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat