Aksion pastrimi në Komunën e Mitrovicës

Kosova

Aksion pastrimi në Komunën e Mitrovicës

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 17:56
Foto ilustrim

Let’s Do It ju njofton se në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” nesër do të organizohet aksion pastrimi në Komunën e Mitrovicës, përkatësisht te fakulteti IBCM, afër ETC-së.

Aksioni fillon në ora 11:00, ndërsa përveç ekipit të Let’s Do It, merr pjesë edhe Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe zyrtarë të tjerë të MMPH-së, zyrtarë komunal, si dhe punëtorë të ETC-së e vullnetarë të tjerë.

Nesër duke filluar nga ora 09:00 do të vazhdojë trajnimi me mësimdhënës në Komunën e Vitisë.

Po ashtu, nesër vazhdon aksioni me makineri në tri deponi në Klinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat