Taksa 100% ia vështirëson Kosovës furnizimin me grurë

Kosova

Taksa 100% ia vështirëson Kosovës furnizimin me grurë

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 20:24
Foto ilustrim

Bizneseve që e importojnë lëndën e parë nga Serbia e Bosnja, nuk po u paraqet problem masa mbrojtëse 100 për qind

Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi, ka treguar se bizneset kanë nisur menjëherë hulumtimin e tregut në vendet e tjera të rajonit dhe po i zëvendësojnë këto dy shtete.

Por, problem ka treguar se është paraqitur vetëm me grurin dhe hekurin.
Rukiqi ka shtuar se pjesa më e madhe e lëndëve të para janë të përcaktuara nga berzat ndërkombëtare, dhe në koston e produktit final, mund të ndikojë vetëm kostoja e transportit.

Për këtë, ai ka thënë se po shihet mundësia e financimit të eksportit nga ana e Qeverisë.

Problemi i grurit ka sjellë në rritjen e çmimit të bukës nga 30 deri në 40 cent.
Rukiqi ka njoftuar se me qëllim të vazhdimit të promovimit të produkteve vendore, do të mbahet këtë të hënë Panairi i agro-biznesit.

Në të do të marrin pjesë 40 biznese, prej tyre 38 vendore, dhe pjesa më e madhe biznese që eksportojnë produktet e tyre jashtë vendit.
Ndërsa, dy të tjerat janë nga Shqipëria dhe Italia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat