Qytetarët i vendosin “vizë“ komisionarit evropian Johannes Hahn

Kosova

Qytetarët i vendosin “vizë“ komisionarit evropian Johannes Hahn

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 09:46
Vendosja e banerit me porosi për vizat

(E plotësuar) - Një grup aktivistësh sot kishin ardhur nga Drenasi për t’i dhënë një porosi Komisionarit Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn i cili pritet të qëndroj për vizitë sot në Kosovë. Përmes një pankarte të cilët e vendosën në hyrjen e pasme të Kuvendit të Kosovës, ata i kanë vendosur “vizë“ komisionarit Hahn.

"Welcome to Kosovo, Mr.Hahn! we apply in Kosovo Reciprocity, so you need a VISA to enter Kosovo. For Visa you need about 45 different document and 35 euro (visa free), kjo ishte porosia  për komisionarin evropian, përmes së cilës i tregohen edhe harxhimet për ‘vizë të Kosovës’.

Ish asamblisti i komunës së Drenasit, Xhavit Drenori u shpreh se përmes kësaj pankarte po duan t’i japin një mesazh komisionarit evropian se Kosova mund të vendos reciprocitet edhe për viza e jo vetëm për mallra.

Drenori: Mund të vendosim reciprocitet edhe për viza

“Sot kemi paraparë vetëm t’ia japim këtë mesazh me vete zotëri Hahn që t’i themi se së fundi edhe ne kemi pak krenari edhe ne fundja fundit mund t’i vendosim reciprocitet për gjithçka jo vetëm për mallrat serbe që kanë 100 për qind reciprocitet pra për taksën por edhe për gjëra tjera, për shembull edhe për viza, nëse neve ata nuk na lejojnë, ne pse nuk kemi të drejt tu vendosim atyre regjim të vizave...Kemi ardhur sot për të shprehur indinjatën dhe pakënaqësinë e thellë për qasjen e Bashkimit Evropian karshi qytetarëve të Republikës së Kosovës, qasje kjo e cila me të vërtetë është e papranueshme sepse ne nuk meritojmë të mbesim të vetmit në Evropë, gjeografikisht në Ballkanin Perëndimor pa liberalizim të vizave”, tha Drenori.

Nëse Kosova ka dështuar sipas tyre fajtore është edhe Bashkimi Evropian i cili e ka ndihmuar ndërtimin e shtetit të Kosovës.

Drenori ka këshilluar që nëse elita politike e Kosovës është e korruptuar, atëherë BE mos të bashkëpunoj me ta.

Image

Drenori: Nëse elita jonë politike është e korruptuar, mos të bashkëpunon BE me ta

“Nëse ata mendojnë që elita jonë politike është e korruptuar respektivisht një pjesë e tyre, atëherë edhe për këtë ka zgjidhje ata nuk duhet të bashkëpunojnë me këta politikan që janë të korruptuar dhe në këtë mënyrë mos të marrin në çaf të gjithë qytetarët për shkak të disa liderëve të cilët janë potencialisht të korruptuar, prandaj thjesht jemi të pakënaqur”, u shpreh ai.

Ndryshe, gjatë vizitës së tij në Prishtinë Komisionari Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn pritet që të do të zhvillojë takime me krerë të lartë shtetërorë.

***

Një grup i organizuar qytetarësh janë mbledhur para Qeverisë së Kosovës dhe kanë vendosur një mesazh për komisionerin e BE-së, Johannes Hahn, i cili do të vijë sot gjatë ditës në Kosovë.

Grupi i udhëhequr nga ish-asamblisti i Komunës së Drenasit, Xhavit Drenori, i kanë vendosur ‘vizë’ komisionerit Hahn, duke dashur t’i japin mesazhin se Kosova mund të bëjë reciprocitet edhe në këtë çështje.

“Kemi ardhur sot për të shprehu indinjatën dhe kënaqësinë e thellë për qasjen e BE ndaj qytetarëve të Kosovës. Kjo qasja është e papranueshme, pasi ne nuk e pranojmë që vetëm ne të jemi të izoluar. Deshëm t’ia bëjmë me dije komisionerit Hahn se ne mund t’iu bëjmë reciprocitet edhe për viza, jo vetëm për taksë për produktet”, ka thënë Drenori.

Ndërkaq, ai i ka hedhur një pjesë të fajit edhe BE-së rreth dështimit të Kosovës për të krijuar një vend stabil.

Sipas tij, institucionet e BE-së kanë qenë të përfshira direkt në shtetndërtimin e Kosovës.

“Nëse Kosova ka dështuar si shtet, atëherë një pjesë të fajit e kanë edhe BE-ja pasi ishin të përfshirë në të gjitha proceset”, ka thënë ai.

Sidoqoftë, në mesazhin e vendosur në hyrje të institucioneve ku Hahn do të zhvillojë takime me krerët e shtetit, i tregohen edhe harxhimet për ‘vizë të Kosovës’. 35 euro do t’i kushtonte Hahn-it viza e Kosovës, të cilën shumë e paguajnë shqiptarët për çdo vizë.

Ndryshe, Hahn është thënë se vije në Kosovë për të kërkuar heqjen e taksës ndaj produkteve serbe, mirëpo mediat kanë raportuar se me të do të diskutohet edhe mundësia e minutës së fundit për të hyrë në agjendë të mbledhjes së Këshillit të Ministrave që mbahet më 6 dhe 7 dhjetor.

Komisioneri evropian ishte më i zëshmi në premtimin për viza, mirëpo tani është pikërisht ai që po e thekson ‘skeptizmin e BE-së.

***

Aktivistë nga Drenasi janë mbledhur tek hyrja e ndërtesës së BE-së për të shprehur indinjatën karshi kësaj të fundit për mos liberalizmin e vizave.

Ata kanë vendosur një baner me porosi për vizitën e komisionarit evropian për Zgjerim, Johannes Hahn.

 "Mirëserdhe në Kosovë z Hahn! Ne jemi për reciprocitet, kështu që u duhet viza që të hyni në  Kosovë. Për një vizë, u duhen 45 dokumente të ndryshme dhe 35 euro.(Hiqni vizat)”, ishte kjo porosia për komisionarin evropian i cili pritet që sot të qëndroj për vizitë në Kosovë.

Aktivisti nga Drenasi, Xhavit Drenori tha se kanë ardhur për të dhënë këtë porosi për komisionarin evropian dhe për te shprehur indinjatën ndaj BE-së për qasjen karshi qytetarëve të Kosovës, të cilët po vazhdojnë të jenë të izoluar dhe pa liberalizim të vizave.

Sipas tij, për gjendjen në Kosovë, fajtor nuk është vetëm politika vendore,  por edhe vetë BE-ja e cila e ka ndihmuar formimin e shtetit të Kosovës.

"Nëse ata mendojnë se elita jonë politike është e korruptuar atëherë të mos bashkëpunojnë me ta, por mos t’i lënë qytetarët të izoluar", tha ai.

Ndryshe gjatë ditës së sotme komisionari evropian për Zgjerim, Johannes Hahn gjatë kësaj vizite në Kosovë pritet të takohet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrin, Ramush Haradinaj.

Image
Xhavit Drenori

***

Sot do të mbahet një aksion simbolik nga organizatori i aktivitetit Xhavit Drenori dhe disa aktivistë të tjerë, për vendosjen e banerit me një porosi në lidhje me vizat për komisionarin evropian për Zgjerim, Johannes Hahn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat