ATK pezullon nga puna dy inspektorë tatimor

Kosova

ATK pezullon nga puna dy inspektorë tatimor

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 10:00
ATK

Administrata Tatimore e Kosovës njofton opinionin publik se bazuar në informatat e pranuara nga organet kompetente dhe duke u mbështetur në nenin 69 të Ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Kosovës, ka marrë vendim mbi pezullimin parandalues nga marrëdhënia e punës në ATK për dy inspektor, të cilët janë arrestuar nën dyshimet se kanë keqpërdor pozitën dhe autoritetit zyrtar.

Të pezulluarit nga marrëdhënia e punës janë një inspektor tatimor, si dhe inspektore e Lojërave të Fatit.

Menaxhmenti  i ATK-së siguron opinionin se çdo informatë e dëshmuar  për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe rasteve korruptive do të dërgohet në organet kompetente për trajtim, dhe ndaj të gjithëve që shpallen fajtorë për vepra penale do të ndërmerren masat e largimit nga marrëdhënia e punës në institucionin tonë.

ATK falënderon qytetarët, mediat, Prokurorinë dhe Policinë e Kosovës për mbështetjen në luftimin e dukurive negative.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat