Për 24 orë, 19 aksidente në Kosovë

Kosova

Për 24 orë, 19 aksidente në Kosovë

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 11:13
Foto ilustrim

Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë kanë ndodhur 19 aksidente.

Vetëm gjatë ditës së diel, në tërë Kosovën kanë ndodhur 19 aksidente trafiku.

Siç bën të ditur Policia e Kosovës, fatmirësisht në mesin e këtyre aksidenteve asnjë nuk ka qenë me fatalitet mirëpo, janë regjistruar disa aksidente me të lënduar.

Sipas Policisë nga gjithsej 19 aksidente, 8 prej tyre kanë qenë me të lënduar ndërkaq 11 vetëm me dëme materiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat