Shtyhet gjykimi ndaj Sokol Bashotës

Kosova

Shtyhet gjykimi ndaj Sokol Bashotës

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 11:41
Gjykimi i Sokol Bashotës, Foto arkiv

Sokol Bashota ish kryetari i Komunës së Klinës, bashkë me zyrtarët tjerë Enver Berisha, Esat Raci dhe Fadil Gashi po ngarkohen me akuzat e keqpërdorimit të detyrës, ku sot planifikohej të jepej mbrojtja e të akuzuarve.

Arsyeja e shtyerjes së kësaj seance ishte se prokurorja e shtetit Zahide Gashi, me shkresë drejtuar gjykatës ka kërkuar që të bëhet një ekspertizë e ndërtimtarisë.

Lidhur me këtë propozim të Prokurorisë, mbrojtësit e të akuzuarve patën vërejtje dhe të njëjtit kërkuan që të bëhet një ekspertizë financiare dhe jo e ndërtimtarisë.

Mbrojtësi i të akuzuarit Sokol Bashota avokati Gëzim Kollçaku, lidhur me propozimin e prokurorisë tha se një ekspertizë e tillë është jo relevante për faktin se çmimi i qirasë së banesavë që janë dhënë është caktuar nga ana e Kuvendit Komunal dhe nuk ka asgjë kontestuese për qiranë dhe se nuk kanë pasur asnjë kontribut për caktimin e lartësisë së qirasë.

Edhe mbrojtësit e tjerë të të akuzuarve e kundërshtuan propozimin e prokurores Zahide, me arsyetimin se ato banesa nuk janë ndërtuar me qëllim të shitjes apo përfitimit nga ato por eksluzivisht për punëtorët e administratës.

Prokurorja e shtetit deklaron se meqenëse është kontestuar lartësia e përfitimit material, atëherë propozoj që të bëhet ekspertiza financiare për lartësinë e qerasë përcaktuar nga komuna, e përfituar nga ana e të akuzuarve, duke llogaritur me çmimet e tregut dhe kohën kur janë bërë këto vepra.

Ndërsa kryetari i trupit gjykues Sylë Lokaj pas konsulltimit me anëtarët e trupit Sami Sharraxhiu dhe Sejdi Blakaj, e aprovon porpozimin që të bëhet një ekspertizë financiare, ashtu që gjykata shkresat e lëndes do tia dërgoj ekspertit financiar.

Kryetari i trupit gjykues Sylë Lokaj, bënë ndërprerjen e sëancës së shqyrtimit gjyqësor dhe të njëjtën do ta caktoj pas marrjes së ekspertizës.

Ndërkaq gjykimi i kaluar kishte dështuar sepse prokuroria nuk ishte e përgatitur që ta mbrojë aktakuzën përballë të akuzuarve.

Sipas aktakuzës, Sokol Bashota, Enver Berisha, Esat Raci dhe Fadil Gashi në bashkëkryerje e kanë kryer veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Ata akuzohen se gjatë procesit të ndarjes së banesave me qira në pronësi të Komunës së Klinës, kanë bërë marrëveshje politike që së paku 6 nga 10 banesat në pronësi të Komunës së Klinës të caktojnë një çmim për qIra për vetveten dhe për eksponentët e partive të tyre politike, duke i anashkaluar aplikantët me gjendje të rëndë ekonomike.

Mbi ish kryetarin e Komunës së Klinës, Sokol Bashota dhe të akuzuarin Enver Berisha rëndon edhe vepra penale “mos-raportim pse raportim i rremë i pasurisë”, pasi që sipas Prokurorisë në periudhën Janar 2009 deri në Qershor 2016, nuk i kanë përfshirë të dhënat ose informacionet, kur kanë paraqitur deklarimet e tyre pasurore në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Të akuzuarit ishin deklaruar të pafajshëm për akuzat që ju ngarkohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat