Hahn ‘vonohet’ në Beograd, shtyhet edhe takimi me Veselin

Kosova

Hahn ‘vonohet’ në Beograd, shtyhet edhe takimi me Veselin

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 12:08
Hahn dhe Veseli, foto arkiv

Edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka shtyrë takimin me komisionerin Johannes Hahn.

Vizita e papritur e Komisionerit Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn në Serbi, ka  bërë që të shtyhen takimet e tij me krerët e shtetit të Kosovës.

Takimi i kryeparlamentarit Kadri Veseli dhe komisionerit Hahn, ishte paraparë që të fillojë në ora 14:00 mirëpo, për shkak të vizitës së tij në Beograd ky takim është shtyrë për në ora 14:30.

Kujtojmë se edhe takimi në mes të presidentit Hashim Thaçi dhe komisionerit Hahn është shtyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat