Mot i vranët dhe me riga shiu

Kosova

Mot i vranët dhe me riga shiu

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 21:07
Foto ilustrim

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se nesër mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius.

Në fushat barike kemi rënie por sërish vlerat e saj mbeten mbi vlerat e normales për 2-4 milibar.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat