Moti në Kosovë me vranësira dhe shi - Bota Sot
Moti në Kosovë me vranësira dhe shi

Kosova

Moti në Kosovë me vranësira dhe shi

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 06:48
Ilustrim

Java e parë e dhjetorit kryesisht me vranësira, të martën priten edhe reshje të dobëta shiu.

Edhe gjatë javës së parë të muajit dhjetor, vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e fushave anticiklonike, që do të kushtëzojnë mot kryesisht stabil dhe me vranësira. Ditën e martë një front i ftohtë pritet të kalojë nga rajoni, që do të sjell kushte edhe për reshje të dobëta shiu.

Edhe pse nga Mesdheu do të depërtojnë masa më të ngrohta ajrore, që do të rrisin temperaturat mbi vlera mesatare, ditën e enjte, sërish pritet të shtrihen nga veriu masa të ftohta ajrore, që do të zbresin temperaturat, e në mëngjes priten edhe ngrica.

Nën kushtet sinoptike të parashikuara, vlerat e indeksit të kualitetit të ajrit do të mbesin të larta në vlera të pashëndetshme dhe rrezikshme. Ditën e mërkurë, me depërtimin e frontit të ftohtë, pritet të ketë mjaftueshëm qarkullim ajror, që mund të zbres indeksin, përkohësisht, në vlera normale.

4.12 - Mot pjesërisht i vranët. Herët në mëngjes mundësi për riga lokale shiu. Pasdite dhe në mbrëmje priten reshje të dobëta shiu. Në vise të ulëta në mëngjes mjegull.

5.12-6.12 - Të mërkurën në mëngjes pjesërisht vranët, e në vise të ulëta mjegull. Gjatë ditës priten kthjellime. Ditën e enjte mot kryesisht me vranësira, e në mëngjes me ngrica, ndërsa në vise të ulëta mundësi për mjegull.

7.12 - Mot pjesërisht i vranët, e gjatë ditës me intervale më të gjata me diell.

Temperaturat e ajrit, do të mbeten mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga -3C deri në +2C, ndërsa maksimalet do të luhaten nga 5C deri në 8C. Në vise ku pritet të ketë mjegull temperaturat do të jenë më të ulëta për 3C deri 4C.

Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 1-8m/s. Shtypja atmosferike, deri të martën do të zbres rreth vlerave normale, mirëpo ditëve tjera do të mbetet lartë mbi këto vlera.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...