Bytyqi me krerët e SBASHK-ut bisedon për rritjen e koeficientit për mësimdhënësit

Kosova

Bytyqi me krerët e SBASHK-ut bisedon për rritjen e koeficientit për mësimdhënësit

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 12:17
Bytyqi me krerët e SBASHK-ut bisedon për rritjen e koeficientit për mësimdhënësit

Ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi ka njoftuar se është takuar me kryetarin e SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj me të cilin ka biseduar rreth zhvillimeve në arsim, si dhe për angazhimet e përbashkëta që arsimi të bëhet prioritet në Kosovë.

Postimi i Bytyqit në Facebook:

Falënderova SBAShK-un për kontributin që ka dhënë dhe po jep në të gjitha proceset që po zhvillohen në arsim, me qëllim të përmirësimit në cilësisë.

U shpreha i gatshëm për bashkëpunim dhe bashkërenditje të aktiviteteve mes MAShT-it dhe SBAShK-ut, në mënyrë që të shikohen mundësitë e përmirësimit të koeficientëve të mësimdhënësve përmes Ligjit për Pagat, pra që të punësuarit në sektorin e arsimit të kenë koeficientë meritorë.

Është e rëndësishme që kërkesat tona të jenë të arsyeshme dhe realizueshme konform mundësive buxhetore që ka vendi ynë.

Në këtë takim biseduam edhe rreth zhvillimeve dhe procedurave nëpër të cilat po kalon Ligji për mësimdhënësit e viteve të 90-ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat