Moti në Kosovë, pritet rënie temperaturash

Kosova

Moti në Kosovë, pritet rënie temperaturash

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 21:19
Ilustrim

Në pjesën e parë të ditës së mërkurë mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe i paqëndrueshëm, ndërsa gjatë pjesës së dytë të ditës do të ketë depërtim të masave ajrore relativisht të ftohta të cilat do të ndikojnë në rënien e temperaturave minimale deri në vlera negative.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat