24 foshnja kanë lindur në 24-orët e fundit në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike të QKUK-së. Ka pasur gjithsej 23 lindje, një nënë ka lindur binjakë.
“Nga foshnjat e porsalindura, 13 janë të gjinisë mashkullore, 11 të gjinisë femërore, 9 nga lindjet janë kryer me operacion, përderisa për herë të parë kanë lindur 6 gra”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.