Haradinaj cakërron gotat me serbët e Plemetinit, thotë se do t’u qëndrojë gjithmonë afër

Kosova

Haradinaj cakërron gotat me serbët e Plemetinit, thotë se do t’u qëndrojë gjithmonë afër

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 15:13
Kryeministri Haradinaj e ka vizituar familjen Slavisa Jakovljeviq në Plemetin të Obiliqit

Kryeministri Ramush Haradinaj e ka vizituar familjen Slavisa Jakovljeviq në Plemetin të Obiliqit. Ai tha se këtij komuniteti do t’u qëndrojë gjithmonë afër.

“Mora konfirmimin nga ta se përkushtimi ynë institucional ka pasur ndikim drejtpërdrejt në përmirësimin e jetesës së gjithsecilit dhe se Kosova është shtëpia jonë e përbashkët”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

“Masat e ndërmarra nga Qeveria e vendit, nuk do të prekin asnjërin komunitet në vend, për më tepër janë në shërbim të mbrojtjes së të drejtës sonë, për një jetë më të mirë”.

“Sot patëm rastin që bashkë me komunitetin serb dhe të gjitha komunitetet e tjera në Obiliq të nisim edhe një projekt me rëndësi infrastrukturor, asfaltimin e rrugës Sitnica”.

“Ky përkushtim institucional nuk është vetëm sot dhe vetëm në këtë Komunë. Puna dhe përkushtimi ynë do të vazhdojë në secilën pjesë të Kosovës dhe për secilin qytetar të saj, pa dallim etnie dhe pa dallim feje”.

“Sepse, Kosova e ka dëshmuar bashkëjetesën në multietnicitet”!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat