Në Dragash rritet çmimi i bukës

Kosova

Në Dragash rritet çmimi i bukës

Nga: Muharrem Qafleshi Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 17:15
Ilustrim

Asnjë qeverisje në botë s’është dhe s'mund të jetë demokratike me dëshirë, janë popujt ata që i detyrojnë me forcë qeveritë e tyre, të sillen si të tilla!

Qeveria e Kosovës vendosin me të drejtë taksen 100% për mallrat serbe dhe atyre të Bosnjës, por kjo qeveri duhet ta mbroj qytetarin e saj, nga abuzimet e matrapazëve, të cilët mezi presin gjera të tilla për përfitime personale, ngase në komunën e Dragashit u rrit çmimi i bukës nga 30 në 40 cent!

A thua mu në atë ditë i mbaruan rezervat e miellit të gjithë furrtareve, për ta rritur çmimin e bukës, edhe nëse hiqet taksa a do të hiqet edhe rritja e këtij çmimi, parashtrohet pyetja me të drejtë nga ana e qytetarëve.

Qeveria e Kosovës duhet të kujdeset për mos rritjen e çmimeve dhe furnizimin e të gjitha bizneseve me rrugë të tjera nga vende të tjera, se nuk është vetëm Serbia që ka rezerva drithi.

Qeveria nëse bie ndonjë vendim në dëm të qytetarit dhe nuk e mbron atë, atëherë popullit duhet të qohet në protesta siç ndodhen ditë më parë në Francë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat