U kërkojnë 50 centë për të mos i rrahur: Haraç në shkollat e Kosovës

Kosova

U kërkojnë 50 centë për të mos i rrahur: Haraç në shkollat e Kosovës

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 20:29
Pamje nga video

Në shkollën ‘Mihail Grameno’ në Fushë-Kosovë një grup nxënësish po iu kërkojnë haraç shokëve

Në këtë shkollë disa nxënës po iu kërkojnë haraç nxënësve tjerë, me kusht që mos t’i sulmojnë ata fizikisht. 

Shuma prej 50 centë është mesatarja e kërkesës së tyre nga shokët e tjerë. 

Kjo dukur është shfaqur në shkollën fillore ‘Mihail Grameno’ në Fushë Kosovë. 

Për këtë çështje, kur një nxënës refuzoi t’i paguajë haraç prej 50 centësh këtij grupi, javën e kaluar ndodhi një përleshje.

Për këtë rast u njoftuan prindërit dhe e pranishme ishte edhe policia.

Kështu konfirmon prapa kamerës drejtori i shkollës, Ismet Gashi. I shqetësuar për situatën e krijuar, i njëjti ka thirrur një mbledhje për të enjten me këshillin e prindërve dhe të arsimtarëve.

Zëvendësdrejtori i kësaj shkolle, Sadri Emini I cili është përgjegjës për objektin I cili fizikisht është I ndarë me shkollën qendër, nuk ishte në shkollë pasditen e së mërkurës. 

Ndërkohë, drejtoria e shkollës ka identifikuar fëmijët që janë të përfshirë në këto raste, dhe si rrjedhojë pritet të merren masa përtej thyerjes së notave të sjelljes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat