Latifi vizitoi punimet në dy projekte infrastrukturore në Rahovec

Kosova

Latifi vizitoi punimet në dy projekte infrastrukturore në Rahovec

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 08:39
Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi

Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi i shoqëruar edhe nga nënkryetari Fatmir Iska, kanë vizituar punimet të cilat janë duke u realizuar në dy projekte infrastrukturore; projektin e rrugës transite dhe shtegun e ecjes që dërgon te Maja e Shkodranit .

“Monitorova punimet që po kryhen në rrugën e transitit mbi qytet si dhe në shtegun e ecjes, projekte këto të rëndësisë së veçantë për qytetarët tanë. Shumë shpejt Rahoveci do të bëhet me një shteg modern e të bukur, ku qasja për në Majën e Shkodranit do të bëhet më e lehtë e njëkohësisht pamja që qytetarët do të shijojnë në këtë ecje do të jetë e mahnitshme”, ka thënë kryetari Latifi. 

Image

 

 
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat