Haradinaj: Mund të skenohet ndonjë vdekje diku në Kosovë, ushtria votohet javën e ardhshme

Kosova

Haradinaj: Mund të skenohet ndonjë vdekje diku në Kosovë, ushtria votohet javën e ardhshme

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 11:41
Ramush Hardinaj

(E plotësuar) -Derisa në Kuvendin e Kosovës po zhvillohet debati për projektligjin e buxhetit të Republikës së Kosovës, është deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, e cila ka polemizuar me ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, lidhur me 53 milionët e dhuruar Bechtel-Enkës.

Fillimisht ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka përmendur autostradën për Mitrovicë, ku ka thënë se tri vite ka qenë marrëveshje e miratuar në Kuvend dhe nuk ka lëvizur fare por tani ka lëvizur.

Sipas tij, për herë të parë po shfrytëzohen paratë e fjetura nga kreditë dhe janë 198 projekte janë duke u zhvilluar në infrastrukturë.

Lekaj: Nëse doni hiqeni krejt buxhetin sa i përket asfaltit

“Nëse doni t’i sanksiononi qytetarët, ju jeni deputetë, hiqeni krejt buxhetin sa i përket asfaltit dhe ish qeveria, kam gjet autostradë që kushton 87 milionë me 1 milion euro dhe tani më vini dhe qani me lot krokodili, më duket që është e tepërt. E keni përmendur autostradën e Gjilanit, e kam gjet me 1 milion euro dhe keni thënë që nuk do të vazhdojë por është duke vazhduar“, ka thënë Lekaj.

Kurse, deputetja Hykmete Bajrami tha se nuk ka asnjë strategji si të shpëtohet nga falimentimi Telekomi.

Bajrami: I ke gjet 53 milionë duke fjet edhe ia ke dhanë Bechtel-Enkës

“Zoti Pal Lekaj erdhi tash në fund edhe na tha se i ka gjet 53 milionë duke fjet edhe ia ka dhanë Bechtel Enkës. Mirë ministër shpenzoi edhe ato tjerat, krejt çka i ke gjet sepse qytetarët nuk kanë me të duru shumë”, shtoi Bajrami.

Sipas saj, nuk ka asnjë projekt për fabrikën e re të energjisë.

Haradinaj: Mund të skenohet ndonjë vdekje diku në Kosovë, ushtria votohet javën e ardhshme

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë krijimi i ushtrisë së Kosovës dhe mandatimi i saj, javën që vjen, është proces i brendshëm dhe se është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“Për formimin e Ushtrisë së Kosovës ne kemi zhvilluar biseda intensive me të gjitha palët e interesuara. NATO ka shumë peshë në punët e saj dhe është normale që mund të ketë dilema. Por, Kosova është e sigurt që kjo nuk do t’i sjellë rrezik me krijimin e FSK-së dhe nuk ka interes t’i prish marrëdhëniet me NATO-n”, ka theksuar Haradinaj.

Duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit Faton Topalli, nëse kanë biseduar me shtetet anëtare të NATO-së lidhur me vendimin për transformimin e FSK-së në ushtri, Haradinaj ka thënë se është e vërtetë që nuk kanë arritur që të bisedojnë me secilën qeveri aleate të NATO-së, por se kanë zhvilluar takime intensive me shtetet që kanë vendimmarrje të plotë në aleancë dhe shtete mike të Kosovës, që janë pjesë e Aleancës, për çka kanë pasur sinjale pozitive.

“Ta keni parasysh se marrëdhëniet me ta nuk do të vihen në rrezik, por përkundrazi Kosova nga një shtet konsumues i sigurisë do të jetë edhe prodhues I sigurisë duke kontribuar në aleancë”, ka pohuar Haradinaj, i cili ka insistuar se ushtria do të bëhet më 14 dhjetor.

Ai ka folur edhe për deklaratat e Serbisë që FSK po përgatitet për tu dërgojë në veri, gjë e cila sipas tij nuk është e vërtetë. Sipas tij, këto deklarata janë vetëm për t’i frikësuar qytetarët serb të veriut.

Haradinaj: Nuk përjashtohet mundësia që do të skenohet ndonjë vdekje diku në Kosovë 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Hardinaj ka deklaruar se taksa prej 100 përqind nuk mund të detyrohet të hiqet, por nuk përjashtohet mundësia që do të skenohen raste për ta paraqitur Kosovën si një vend që shkel të drejtat humanitare.

“Nuk përjashtohet mundësia që do të skenohet ndonjë vdekje diku në Kosovë për të akuzuar Kosovën se kjo ka ndodhur për shkak të mungesës së ushqimeve, pas taksës 100 përqind për produktet serbe por institucionet e Kosovës janë kampion në zbatimin e të drejtave të njeriut dhe të drejtës humanitare”, tha ai.

Haradinaj shtoi se askush në Kosovë nuk ka interes për jostabilitet dhe të vetmit që kanë iu intereson ndonjë skenar për destabilizim është Beogradi zyrtar.

Ai në seancën e sotme tha se Serbia është mobilizuar për ta paraqitur Kosovën si një vend që po tenton të krijojë jostabilitet në rajon, duke e krijuar ushtrinë.

“Çështja e ushtrisë është çështje e brendshme e shtetit tonë”, tha ai.

Haradinaj: Krijimi i Ushtrisë së Kosovës, nuk i rrezikon marrëdhëniet me NATO-n

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj gjatë seancës së sotme të Kuvendit ka thënë se Serbia është mobilizuar dhe po e pengon Kosovën si vend që ka dal prej binarëve të vet.

Haradinaj ka deklaruar se Serbia po bën propagandë duke thënë se Kosova po dëshiron t’i zgjidh problemet me arrogancë.

“Serbia po ankohet se Kosova nuk ka përmbush marrëveshje të Brukselit.  Ajo punon intensivisht me diplomatë të vet për me paraqit Kosovën si vend i dalur prej kontrollit në siguri pasi sipas tyre Kosova po tenton ta formojë ushtrinë dhe po tenton të krijojë destabilizim. Ne gjithë mundemi me ju kthy përgjigje të qartë se askush nuk ka nevojë për jostabilitet. Ne gjithë punojmë për ma shumë paqe, të vetmit që ju intereson ndonjë skenar për me mujt me nxjerr Kosovën të çrregulluar është Beogradi zyrtar”, është shprehur Haradinaj,

Sa i përket transformimit të FSK-së në ushtri, Haradinaj ka thënë se ky është proces i brendshëm dhe në përputhje të plotë me kushtetutën.

“Krijimi i ushtrisë apo mandatimi i ushtrisë javën që vjen është proces i brendshëm është në përputhje me kushtetutën tonë, më të avancuarën në botë. Një kushtetutë e cila përmban në vete të gjitha vlerat e demokracisë. Për formimin e ushtrisë kemi zhvilluar biseda intensive me të gjitha palët e interesuara. Aleanca e NATO-s ka peshë të madhe, ajo mund t’i shpreh mendimet e veta, mirëpo Kosova është e sigurt se asnjëherë nuk do t’i sjellë në rrezik marrëdhëniet me NATO-n”, ka theksuar kryeministri.

Sipas Haradinaj, Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet bazike për të qenë ushtri dhe ka shtuar se ushtria nuk e vë në rrezik marrëdhënien me NATO-n.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat