Ali Hazrolli nga Banja bënë me shtëpi dy familje

Kosova

Ali Hazrolli nga Banja bënë me shtëpi dy familje

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 14:24
Ali Hazrolli nga Banja bënë me shtëpi dy familje

Dy familje janë bërë me shtëpi falë humanitetit të familjes së Ali Hazrollit nga Banja e Komunës së Malishevës.

Në ceremoninë e sotme të dhënies së çelësave të shtëpive për familjet e Mefail Kastratit nga Maxharra dhe të Amrush Zogajt nga Lladroci, mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe anëtari i familjes Hazrolli, gjeneral major Gëzim Hazrolli.

Kryetari Begaj me këtë rast falënderoi familjen Hazrolli, e cila krahas kontributit në luftë, edhe sot po vazhdon të kontribuojë me këtë formë të ndihmës për familjet në nevojë.

“Zoti i shpërbleftë të gjithë ata që kanë mundësi t’i ndihmojnë këto familje”, tha ai.

Ndërsa gjeneral major Gëzim Hazrolli, tha se secili që ka mundësi, duhet të ndajë nga pak nga të mirat materiale dhe t’i ndihmojë familjet me nevojë.

“Shteti nuk ka mundësi t’i ndihmojë të gjitha rastet, por duhet të jemi solidar të gjithë dhe me bashkimin e forcave, çdo familje mund të ndihet mirë”, porositi ai.

Ndryshe, familje Hazrolli nga Banja e Malishevës, kohë më parë ka filluar këtë iniciativë për ndërtimin e dy shtëpive për familjet në nevojë dhe sot, pasi e kanë përfunduar ndërtimin dhe mobilimin e shtëpive, iu kanë dorëzuar çelësat dy familjeve përfituese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat