GGD-ja solidarizohet me fushatën e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas

Kosova

GGD-ja solidarizohet me fushatën e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 19:11
GGD-ja solidarizohet me fushatën e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas

Në kuadër të 16 diteshit të fushatës së Ditës Ndërkombëtare për  Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas, Grupi i Grave Deputete në bashkëpunim me Agjencinë për Barazi Gjinore dhe UN Women Kosovo, organizoi aktivitete në ambientetet e Kuvendit. Këtij aktiviteti iu bashkuan edhe deputet e Kuvendit, të cilët shprehën solidarizimin e tyre, kundër dhunës në baza gjinore.

Kryetarja e grupit të Grave Deputete, Megjide Mjaku-Topalli, gjatë seancës së sotme, në shenjë përkrahjeje të kësaj fushate, shprehu shqetësimin e saj ndaj dhunës së gruas, e cila, sipas saj, është duke rezultuar edhe me humbje të jetës. 

“Humbja e jetës së nënave, bashkëshorteve, vajzave, motrave duhet të jetë një alarm për të gjitha institucionet përgjegjëse në vend”,tha Mjaku Topalli. 

Kryetarja e GGD-së tha se veprimet e dhunshme janë bërë shumë të shpeshta në përditshmërinë tonë.  Dhuna ne familje ndaj grave, shtoi ajo, është duke e dëmtuar rëndë jetën e grave, e cila përbën shkelje të rënd të të drejtave të njeriut. Krahas kësaj, ajo, bëri thirrje për vëmendje dhe domosdoshmëri të reagimit me kohë. 

Mjaku-Topalli e quajti të pajustifikueshëm mosveprimin e përgjegjësve institucional për t'ju dalë në mbrojtje viktimave të dhunës në familje. 

“Institucionet e vendit kanë punuar shumë për të zhvilluar dhe nxjerrë ligjet dhe politikat kombëtare, duke u mbështetur në instrumentet ndërkombëtare, për të trajtuar pabarazitë gjinore dhe kushtet që diskriminojnë gratë/femrat dhe i vendosin në pozita nënshtruese në sferat publike dhe ato private. Kjo tregon për angazhimin serioz dhe përgjegjësinë për trajtimin me prioritet te fenomenit te dhunës ne familje”, deklaroi Mjaku- Topalli. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat