VV: Kostoja e projektligji i ri për pagat nuk është paraparë me projekt buxhetin

Kosova

VV: Kostoja e projektligji i ri për pagat nuk është paraparë me projekt buxhetin

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 13:16
VV ka pritur në takim udhëheqjen e Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës

Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje kanë pritur në takim udhëheqjen e Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës, të cilët i kanë informuar se partnerët e koalicionit qeverisës po e vonojnë votimin në lexim të dytë të projektligjit mbi pagat pas miratimit të buxhetit 2019, në mënyrë që ai të ngelet vetëm në letër e të mos mund të zbatohet.

Përfaqësuesit e VV-së, shprehën habinë me faktin se qeveria fare nuk e ka kontaktuar udhëheqjen e Sindikatës së Shëndetësisë kur është përpiluar Projekt Buxheti 2019.

“Pra në projekt buxhetin 2019 nuk është paraparë fare kostoja financiare e Projektligjit të ri për pagat”, .

VV thotw se përveç konstatimit të përbashkët për gjendjen e rëndë në sektorin e shëndetësisë e të mjekësisë, në veçanti, u trajtua tema e Projektligjit për pagat dhe e Projekt Buxhetit dedikuar shëndetësisë për vitin 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat