Plaçkitjet në banka, kërkohet rritje e nivelit të sigurisë

Kosova

Plaçkitjet në banka, kërkohet rritje e nivelit të sigurisë

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 13:31
Mehmeti është takuar sot me ministrin e Punëve të Brendshme Ekrem Mustafa

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Fehmi Mehmeti është takuar sot me ministrin e Punëve të Brendshme Ekrem Mustafa, drejtorin e Departamentit të Hetimeve të Policisë së Kosovës Riza Shillova, anëtarin e Bordit të Shoqatës së Bankave Orcun Ozdemir dhe drejtorin Ekzekutiv të Shoqatës së Bankave të Kosovës, Petrit Balija.

Në këtë takim u diskutua për shqetësimet rreth dukurisë së plaçkitjes së bankave në Kosovë.

“Të gjithë përfaqësuesit e institucioneve pjesëmarrëse në këtë takim shprehën gatishmërinë për të ndërmarrë masat e nevojshme, me qëllim të rritjes së nivelit të sigurisë në sektorin bankar dhe u dakorduan që të rrisin bashkëpunimin ndërinstitucional për të adresuar këto sfida”, thuhet në një komunikatë nga BQK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat