Mbyllet për 10 ditë magjistralja Kaçanik – Hani Elezit

Kosova

Mbyllet për 10 ditë magjistralja Kaçanik – Hani Elezit

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 15:14
Mbyllet për 10 ditë magjistralja Kaçanik – Hani Elezit

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se magjistralja Kaçanik – Hani Elezit do të mbyllet që nga e shtuna deri më 18 dhjetor për shkak të vendosjes së trarëve në Urën 407.

Sipas ministrisë mbyllja do të jetë ditore nga ora 07:00 deri në orën 17:00.

“Ministria e Infrastrukturës, njofton publikun e gjerë se për shkak të vendosjes së trarëve në Urën 407  dhe për sigurinë publike, mbyllja e paralajmëruar e rrugës nacionale N2 (Kaçanik – Hani i Elezit) prej ditës së  nesërme, e shtunë, 8 dhjetor 2018 do të vazhdojë  të mbetet e mbyllur deri të martën, më 18 dhjetor 2018 , me mbyllje ditore nga ora 07:00 – 17:00”, është thënë në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat