Fjalët prekëse të djalit të Remit, pas thirrjes nga Specialja të babit të tij

Kosova

Fjalët prekëse të djalit të Remit, pas thirrjes nga Specialja të babit të tij

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 16:16
Rrustem Mustafa

Pas publikimit të lajmit se Rrustem Mustafa, i njohur në publik si komandant Remi, është ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale, ka reaguar djali i tij. Përmes profilit të tij në Facebook, djali i Remit ka shkruar se babai i tij ishte i suksesshëm në luftë dhe beson se do të ketë sukses edhe në këtë situatë.

“Babi, në luft ishe i suksesshëm, besoj që edhe në këtë situat do të kesh sukses, jemi krenar me ty”, ka shkruar ai në FB.

Rrustem Mustafa, i njohur si Remi, është personi i parë që do të intervistohet nga Prokurori i Gjykatës Speciale. Këtë e ka konfirmuar avokati i ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Arianit Koci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat