Malisheva miratoi në parim Rregulloren për Tatimin në Pronë

Kosova

Malisheva miratoi në parim Rregulloren për Tatimin në Pronë

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 16:38
Malishevë

Kuvendi i Komunës së Malishevës, sot ka vazhduar me mbajtjen e mbledhjes së dymbëdhjetë të rregullt, ku në mesin e vendimeve të marra sot, ka miratuar në parim edhe Projekt Rregulloren për Tatimin në Pronë, për vitin 2019. Po ashtu në mbledhjen e sotme, KK i Malishevës, ka marrë edhe disa vendime tjera.

Fillimisht në vazhdimin e mbledhjes së sotme, KK i Malishevës, është informuar nga Drejtoria e Bujqësisë për mbjelljet vjeshtore dhe ndarjet e subvencioneve në sektorin e bujqësisë, e më pas Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, po ashtu në formë informate, i ka informuar anëtarët e KK të Malishevës, lidhur me mbështetjen e komunës për familjet në nevojë.

Në këtë mbledhje, KK i Malishevë, po ashtu ka miratuar edhe tri kërkesa të qytetarëve, për ndërrim destinim të tokës nga toka bujqësore në tokë ndërtimore.

KK i Malishevës, gjithashtu ka marrë vendime dhe për formimin e komisionit për hartimin e planit të punës së Kuvendit të Komunës, për vitin 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat