Sulmi kibernetik bllokon komplet ambasadat e Kosovës

Kosova

Sulmi kibernetik bllokon komplet ambasadat e Kosovës

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 19:45
Foto ilustrim

Burime të medias kanë treguar në orët e mbrëmjes se përfaqësuesit diplomatik të Kosovës, në kryeqendrat botërore, nuk po munden t'u qasen e-mailave zyrtar. Ky sulm ka filluar para 24 orëve dhe po vazhdon.

Kosova po përballet me sulmin më të madh kibernetik në historinë e internetit. Sulmi i fuqishëm kibernetik që vjen nga Serbia, Bosnja dhe Maqedonia ka prekur edhe ambasadat e Kosovës.

Media merr vesh se përfaqësuesit diplomatik të Kosovës e kanë të pamundur qasjen në emailet zyrtare.

Sulmi që po vazhdon prej 24 orësh është konfirmuar edhe Ministria e Punëve të Jashtme.

“Është e vërtetë që në 24 orët e fundit, Ministria e Punëve të Jashtme dhe institucionet e tjera të RKS kanë qenë të njoftuara për një sulm kibernetik dhe është thënë përmes komunikimit zyrtarë nga Agjencia e Shoqërisë Informative është bërë e ditur se target ka qenë ministria e Punëve të Jashmte, repsketivisht përfaqësuesit diplomatikë të RKS, komunikimi me ta ose përmes tyre”, ka treguar Fatmir Haxholli, këshilltar i Ministrit të Punëve të Jashtme.

Ndërkohë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë se kanë nisur hetimet lidhur me sulmin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat