Gjobiten disa furra të bukës në Prishtinë, Prizren e Fushë Kosovë - Bota Sot
Gjobiten disa furra të bukës në Prishtinë, Prizren e Fushë Kosovë

Kosova

Gjobiten disa furra të bukës në Prishtinë, Prizren e Fushë Kosovë

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 19:59
Foto ilustrim

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për taksën ndaj produkteve të Serbisë, ka filluar inspektimi i furrave të bukës në Kosovë. Kjo për shkak të shqetësimit të shprehur nga qytetarët se është rritur çmimi i bukës pavarësisht peshës së saj.

Në Prizren, janë gjobitur 3 furra, ndërsa në Prishtinë dhe Fushë Kosovë deri tash, janë gjobitur 7 furra.

Gëzim Konjusha nga Prishtina nuk i beson furrave në Prishtinë. Për këtë ai ka blerë edhe një furrë adekuate në shtëpinë e tij , për t’i gatuar vetë bukët.

“Unë kam blera makinat për prodhimin e bukës vet, sepse nuk po u besojmë më furrave të Prishtinës”, deklaron për RTV Dukagjinin, qytetari Gëzim Konjusha.

Ndërsa, Drita Bucaj,  nuk e mat peshën e bukës kur shkon në furrë, sepse ajo i beson vendit në të cilin I blen bukët.

“Zakonisht nuk e peshojë bukën, sepse i besoj furrës në të cilën e blejë atë. Përgatitin bukën dhe të gjitha ushqimet mirë”, shprehet qytetarja Drita Bucaj.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencionit të Metrologjisë së Kosovës, Ferki Fejza thotë se vendimi i kontrolleve të furrave është marrë me 22 nëntor pas taksës ndaj produkteve të Serbisë. Thotë se  do të vazhdojë aq sa është e nevojshme.

“Qëllimi i këtij vendimi ka qenë që të bëhet verifikimi i jashtëzakonshëm i disa bizneseve, në këtë rast furrave të bukës, për të vërtetuar se furrtarët a e nxjerrin bukën në treg ashtu siç e deklarojnë. Nëse në deklaracion në një furrë shënon që buka i ka 1 kilogram apo 400 gram, atëherë ne kemi për detyrë të verifikojmë nëse me të vërtet buka ka atë peshë”, tha Ferki Fejza.

Në bazë të përgjigjes elektronike, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, thotë se ka arritur t’i kryejë rreth 100 kontrolle në furra të bukës, dhe disa nga ato janë gjobitur nëse nuk kanë pasur përputhje të peshës së bukës me çmimin e saj.

Në Prizren, janë gjobitur 3 furra, ndërsa në Prishtinë dhe Fushë Kosovë deri tash, janë gjobitur 7 furra.

Gjobat sipas kryeinspektorit, Lulzim Syla, kanë arritur deri në shumën 1000 euro.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...