Skenderaj ofron shërbime falas për zonat kadastrale

Kosova

Skenderaj ofron shërbime falas për zonat kadastrale

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 10:56
Pamje nga takimi

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka njoftuar se projekti i rindërtimit të zonave kadastrale në fshatrat Çirez, Baks, Dashec dhe Kostërc, ka nisur të implementohet edhe zyrtarisht, me takimin e parë me banorët e fshatrave rrezë Qiqavicës, ku së bashku me kryeshefin e Agjensionit Kadastral të Kosovës, Avni Ahmeti, i kemi njoftuar ata për rëndësinë dhe përfitimet që sjellë ky projekt.

Sipas Jasharit, me anë të këtij projekti, shërbimet që kanë të bëjnë me ndarje, bashkim, regjistrim apo korrigjim të parcelës, janë krejtësisht falas, pa pagesë, e që në rrethana të tjera, të gjitha këto shërbime kryhen duke paguar shuma të larta dhe mbase edhe të papërballueshme për ekonomi familjare.

“Pra, brenda një periudhe prej 10 muajve, secili qytetar i këtyre fshatrave ku do të implementohet projekti, do të përfitojë nga këto shërbime pa pasur nevojë të paguajë. Ne si Komunë do të jemi të hapur për çdo paqartësi që paraqitet nga ana e banorëve, respektivisht pronarëve të tokave/parcelave, dhe së bashku do t’i adresojmë problemet eventuale, në mënyrë që procesi të përfundojë suksesshëm dhe numri i qytetarëve përfitues të jetë sa më i madh”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat