Rrëfimi i vajzave që keqtrajtoheshin nga kujdestaret serbe në një jetimore në Mitrovicë

Kosova

Rrëfimi i vajzave që keqtrajtoheshin nga kujdestaret serbe në një jetimore në Mitrovicë

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 00:18
Pamje nga videoja

Dy vajza nga Kosova kanë treguar historinë e tyre, se si janë rritur në një jetimore në Mitrovicë.

Por jo vetëm kaq.Ato kanë treguar se në jetimore kujdestaret ishin serbe dhe vuajtjet e tyre ishin të pafundme.

Madje ato në detaje treguan edhe keqtrajtimet që përjetuan. Më pas ato u adaptuan nga një familje, por kur kuptuan se nuk ishte familja e vërtetë u larguan.

Video e rrëfimeve të vajzave të  braktisura u publikua nga teologu, Elvis Naçi, ku tregon se pritet që ato së shpejti të gëzojnë një banesëtë re, falë njerëzve që do të kontribuojnë.

 Vajzat thanë poashtu se kanë frikë se në të ardhmen mbesin në rrugë, pa shtëpi duke u lutur që njerëzit që kanë mundësi t’u ndihmojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat