‘Këshilli Ministror i Komunitetit të Transportit të marrë masa ndaj Serbisë’

Kosova

‘Këshilli Ministror i Komunitetit të Transportit të marrë masa ndaj Serbisë’

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 17:26
‘Këshilli Ministror i Komunitetit të Transportit të marrë masa ndaj Serbisë’

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, kërkoi nga Komisioni Evropian që të ndërmarrë masa urgjente për rregullimin e transportit të udhëtarëve dhe mallrave për operatorët kosovarë, me të gjitha shtetet nënshkruese të Traktatit.

Ai gjatë takimit të sotëm të Këshillit Ministror të Komunitetit të Transportit njoftoi anëtarët për ratifikimin e Traktatit të Komunitetit të Transportit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe zbatimin e saj nga autoritetet vendase.

Krahas kësaj, ministri Lekaj informoi përfaqësuesit e shteteve të tjera në këtë takim për pengesat që Serbia po i bën përkundër marrëveshjeve siç është ky traktat.

Në mes tjerash, Lekaj theksoi se praktikat e autoriteteve serbe për ndërrimin e targave të qytetarëve të Kosovës që hyjnë në territorin e Serbisë, mospranimi i certifikatave që lëshohen nga autoritetet e Kosovës, duhet të ndërpriten menjëherë.

Në takim u diskutua edhe për krijimin e lehtësirave në pikëkalimet kufitare dhe sigurinë në rrugë, të cilat burojnë nga deklaratat e Lubjanës, si dhe u miratua Deklarata e Përbashkët për një Strategji të re Hekurudhore në Ballkanin Perëndimor, e cila synon përmirësimin e shërbimeve të transportit ndërkombëtar hekurudhor për mallra dhe pasagjerë, brenda dhe përgjatë Ballkanit Perëndimor.

Në këtë mënyrë, Kosova po merr pjesë aktivisht në përcaktimin e politikave të transportit rajonal, duke u bërë edhe vendimmarrëse e barabartë me vendet e tjera të rajonit.

“Prioriteti ynë vazhdon të mbetet kompletimi i vendit me infrastrukturë moderne rrugore dhe hekurudhore, krijimi i lehtësirave të qarkullimit të njerëzve dhe mallrave dhe në këtë mënyrë edhe faktorizimi i Kosovës në fushën e transportit rajonal dhe ndërkombëtar”, ka thënë ministri Lekaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat