"Në buxhetin e vitit 2019 diskriminohet Komuna e Podujevës"

Kosova

"Në buxhetin e vitit 2019 diskriminohet Komuna e Podujevës"

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 22:07
Agim Veliu

Kryetar i Podujevës dhe nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, që para se ta miratojë Ligjin e buxhetit për vitin 2019, Komunës së Podujevës t’i jap trajtimin e merituar dhe projektet me interes për qytetarët t’i trajtojnë konform rëndësisë që kanë.

Postimi i Veliut në Facebook:

Të dashur qytetarë,  Bazuar në debatet dhe informacionet për Projektligjin e buxhetit të Kosovës për vitin 2019, vërehet qartë diskriminimi i skajshëm që i bëhet Komunës së Podujevës nga qeverisja aktuale e vendit.  Për njërin nga projektet më vitale të komunës tonë, që është zgjerimi i rrugës magjistrale Podujevë - Prishtinë, Ministria e Infrastrukturës ka planifikuar vetëm 2 milionë euro, para të cilat nuk mjaftojnë as për mbulimin e pagesave të punëve që janë kryer në dy llotet e para. 

Realizimi i këtij projekti, sipas afatit të planifikuar, do të duhej të ishte prioritet i Qeverisë, për faktin se kjo rrugë lidh Kosovën me Evropën Perëndimore dhe është arteria kryesore që shfrytëzohet nga bashkatdhetarët tanë, gjatë ardhjes në vendlindje.  Kërkojmë nga Qeveria e Kosovës, që para se ta miratojë Ligjin e buxhetit për vitin 2019, Komunës së Podujevës t’i jap trajtimin e merituar dhe kë të projekt si dhe projekte të tjera me interes për qytetarët t’i trajtojnë konform rëndësisë që kanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat