Rahoveci ndalon për 1 muaj përdorimin e mjeteve piroteknike

Kosova

Rahoveci ndalon për 1 muaj përdorimin e mjeteve piroteknike

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 10:28
Ilustrim

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka nënshkruar urdhëresën për ndalimin e përdorimit të produkteve piroteknike, njofton komuna.

“Pika 1 e urdhëresës thotë se ndalohet përdorimi i produkteve piroteknike në vendet e hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë dhe sheshe. Kurse pika 2 thotë se ndalesa sipas pikës 1 të urdhëresës vlen për periudhën prej datës  15 Dhjetor 2018 deri m e 15 Janar 2018”, theksohet në komunikatën dërguar mediave nga Komuna e Rahovecit.

Bazuar në piken 3 të urdhëresës thuhet se personat të cilët bijnë në kundërvajtje me dispozitat e urdhëresës do të ndëshkohen me gjobë në shumën prej 100 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat