23 punëtorë të vdekur në vendin e punës në vitin 2018

Kosova

23 punëtorë të vdekur në vendin e punës në vitin 2018

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 11:35
Jusuf Azemi

Në konferencën e fundvitit, BSPK ka paraqitur vitin 2018 si vitin me më së shumti raste të vdekjeve të punëtorëve në vendin e punës.

"Gjatë këtij viti ka pasur 23 raste të vdekjes së punëtorëve në vendin e punës. Fatkeqësisht është numër rekord", ka thënë kreu i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi.

Sipas Azemit, këto raste, ndër të tjerash po ndodhin si mungesë e edukimit të pronarëve dhe punëtorëve.

"Inspektorati i punës komplet ka dështuar në këtë vijë në te cilën po shkojnë jetët e punëtorëve", ka thënë Azemi.

Azemi po ashtu tha se rreth 50% e punëtorëve të sektorit privat punojnë pa kontrata pune, pa siguri e një pjesë e tyre janë edhe nën moshë madhore.

Në këtë mënyrë, ai tha se shteti po bën krim ndaj punëtorëve të sektorit privat dhe situatën aktuale e ka quajtur gjendje jashtëzakonisht e rrezikshme.

Në emër të BSPK-së, Azemi kërkoi që Qeveria të formojë një fond social, në mënyrë që ta ketë për mbështetje në rastet kur bëhet padrejtësi ndaj punëtorëve në vendin e punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat